Karmen shpreson të frymëzojë gra të tjera

 Ajo u arratis nga dhuna në Kolumbi

Karmen Perea, 41 vjeçare: “Unë quhem Karmen Perea. Unë kam lindur në Buenaventura, të Kolumbisë. Tani jetoj në Ekuador. Unë bëj këpucë për femra. Unë u largova nga vendi im për shkak të dhunës atje. M’u desh të arratisem pasi që më vranë të vëllain. Ishte tepër e rrezikshme. Nuk mund t’i rrisja vajzat e mia në një vend aq të dhunshëm. Unë erdha në Ekuador para dhjetë vjetëve. Unë u kyça në nismën e integrimit të refugjatëve këtu dhe u bëra zëdhënëse për #SmileWeAreIntegrating. Për shkak të bashkëpunimit me ta, unë u takova me Ile Miranda, një dizajnere e famshme Ekuadoriane e këpucëve. Së bashku ne krijuam një sandale gladiator, me brendin “She loved me” nga Ile. Emri përfaqëson mundin e përditshëm të gruas që dëshiron të përmirësojë jetën e saj. Ne besojmë se ne e duam veten tonë dhe besojmë në vetveten, dhe mund t’i përmirësojmë jo vetëm jetët tona, por edhe ato të fëmijëve tonë.

2016WRD_Carmen_Ecuador_-Gallery-5_TC

2016WRD_Carmen_Ecuador_-Gallery-1_TC

2016WRD_Carmen_Ecuador_-Gallery-2_TC

2016WRD_Carmen_Ecuador_-Gallery-7_TC

2016WRD_Carmen_Ecuador_-Gallery-3_TC

2016WRD_Carmen_Ecuador_-Gallery-5_TC - Copy

Unë jam mirëpritur ngrohtësisht nga njerëzit e Ekuadorit, si dhe nga qeveria. Ka qenë një përvojë e mirë për familjen time të vogël në aspektin e mundësive për zhvillim.” Karmen beson që këpucët e saj gladiator janë një simbol i mundit ditor të grave, që përfaqëson stil dhe kurajë. Karmenit i pëlqen t’i qepë pjesët së bashku për t’i përfunduar ato. Sandalet janë produkt i bashkëpunimit të saj me dizajneren Ekuadoriane të këpucëve Ile Miranda. Karmen Perea iku në Ekuaor në vitin 2006 pas vrasjes së vëllait të saj. Kjo ngjarje tragjike e shtyu atë të arratiset nga qyteti i saj i prejardhjes Buenaventura në mesin e dhunës së armatosur. Kolumbia ka numrin e dytë më të lartë në botë të personave të zhvendosur brenda vendit – përreth 6.5 milion njerëz – pas Sirisë. Buenaventura ka vuajtur nga dhuna dhe konflikti për më shumë se pesë dekada. Ky qytet industrial me port detar ka disa prej shifrave më të larta të dhunës dhe të zhvendosjes për shkak të luftimeve në mes grupeve ilegale të armatosura. Këto grupe shpesh kanë për cak gratë dhe përdorin tortura, dhunime dhe vrasje për hakmarrje për të ushtruar kontroll. Diku rreth 200,000 refugjatë nga Kolumbia kanë arritur në Ekuador që nga viti 2000.

 

Trego solidaritetin me refugjatët sikur Jamal, duke nënshkruar sot peticionin #WithRefugees.

A ju pëlqeu rrëfimi i Karmen? Ndajeni me të tjerët!

Right Petition Text – SQ

Qëndro #MeRefugjatët

Nënshkruaj peticionin

Përmes punës së saj të palodhur për t’u integruar në shoqërinë Ekuadoriane, Karmeni ka arritur të fillojë një biznes të vogël që prodhon mbathje për gra