A do të përkrahni kampanjën #WithRefugees?
1,443,329 veta e kanë mbështetur atë duke nënshkruar peticionin!
Çdo ditë, lufta i shtyen mijëra familje të braktisin shtëpitë e tyre. Njerëz si ju, njerëz si unë. Për t’i ikur dhunës, ata lënë prapa çdo gjë – çdo gjë përveç shpresës dhe ëndrrave për një të ardhme më të sigurt. UNHCR, Agjencia e OKB-së për Refugjatët, beson se të gjithë refugjatët meritojnë të jetojnë në siguri. Ne përkrahim #WithRefugees. Ju lutem na mbështetni.
Peticioni kërkon nga Qeveritë që:
- Të sigurohet që secili fëmijë refugjat të shkollohet.
- Të sigurohet që secila familje refugjatësh të ketë vend të sigurt banimi.
- Të sigurohet që secili refugjat të mund të punojë apo të mësojë shkathtësi të reja për të dhënë kontribut pozitiv në komunitetin e tij.
Kampanja mbetet e hapur deri në nënshkrimin e marrëveshjes globale për refugjatët, në vitin 2018.