Amal shpreson të frymëzojë refugjatët e tjerë të kenë sukses në vendet e tyre të reja

Ajo ka ikur nga dhuna në Somali

Amal Ali, 30 vjeçe: “Disa nga pacientët që kam janë vajza të moshës sime apo më të reja, dhe kur ato zbulojnë se unë jam një dentiste, atëherë ato duan të bisedojnë me mua në lidhje me ëndërrat e tyre, atë që ato duan të bëhen, arsimimin e tyre dhe jetën e tyre. Unë përpiqem për të mbështetur ato dhe për t’i inkurajuar që të vazhdojnë arsimimin. Ka pasur burra të moshuar somalezë që kanë ardhur në praktikë, dhe i kam pyetur nëse mund të sjellin vajzat e tyre që të më shohin dhe të binden se ka edhe dentiste somaleze. Kjo është mirë, ato bëjnë pyetje si: se si ishte që të vesh hixhab, kur isha duke studiuar, çfarë rruge të marrin ato, çfarë mund të bëjnë për të rritur shanset e tyre për të studiuar në universitet.”

[Video]

“Disa e shohin Suedinë si një mundësi të madhe, ata vijnë këtu dhe kanë një qëllim dhe pa marrë parasysh se çfarë ndodh, sa beteja bëjnë, ata punojnë drejt qëllimit që kanë. Pastaj kemi njerëz të tjerë që kanë hequr dorë, të cilët ndoshta jetojnë në mirëqenie dhe ndjehen se pa marrë parasysh se çka bëjnë, ata kurrë nuk do të pranohen në shoqëri. Dhe nuk ka asnjë urë në mes të këtyre grupeve.

“Profesionistë me prejardhje të ndryshme duhet të jenë në atë urë për të ndihmuar dhe tu tregojnë atyre se ata mund të bëjnë atë që duan. Do të jetë e vështirë dhe ju duhet të provoni veten dhjetë herë më shumë se sa një suedez, por ju mund ta bëni atë. Do të doja të jem në atë urë për të ndihmuar njerëzit dhe të thoja, po, ishte e vështirë, nuk ishte e lehtë duke shkuar në universitet për t’u bërë dentiste, e veshur me shaminë islame, duke pasur fenë time, duke u lutur pesë herë në ditë, duke dashur të jem një myslimane e devotshme dhe në të njëjtën kohë të jem një studente e shkëlqyer.

 “Por, ju mund ta bëni atë. Është e vështirë, por ju mundeni.”

Norway. Swedish Somali dentist uses her experience to help new arrivals to Scandinavia

"Nuk ishte gjë e lehtë për të arritur të bëhem dentiste"

Norway. Swedish Somali dentist uses her experience to help new arrivals to Scandinavia

Amal Ali, refugjate nga Somalia, tani dentiste

Norway. Swedish Somali dentist uses her experience to help new arrivals to Scandinavia

Amal duke punuar në klinikë si dentiste pas mbarimit të studimeve

Norway. Swedish Somali dentist uses her experience to help new arrivals to Scandinavia

Amal rrugës duke shkuar në shtëpi pas punës si dentiste. Ajo do që të kontribuojë për komunitetin, i cili i ka mundësuar studimet


Amal Ali është në një udhëtim profesional dhe personal që po e sjell atë më afër me rrënjët e saj në Somali. Ajo, vitin e kaluar kaloi nga qyteti i saj Gëteburg në Oslo, që ta ketë të mundur të punojë në një praktikë, ku pacientët ishin kryesisht somalezë, shumë prej tyre refugjatë.

“Kur erdha këtu, unë gjithmonë i thashë vetes se një ditë do të hap një klinikë në Gëteburg për të ndihmuar “popullin tim”. Por, para se ta bëj këtë, është mirë që unë të punoj diku me shumë somalezë.”

  Ajo flet për të bërë “një Somali të vogël” në praktikën e saj në Oslo, duke i kujtuar vetes se ajo ka një shtëpi të dytë dhe se ka “detyrime ndaj njerëzve kur të kthehet në shtëpi në Afrikë”. Ajo është e ndërgjegjshme se jo të gjithë somalezët kanë mundësinë e ardhjes në Suedi dhe të marrin një arsim të lartë e të lirë. Pacientët e mësojë atë për shtëpinë që ajo vështirë se mund ta mbajë në mend, dhe të mpreh aftësitë e saj gjuhësore. Një pacient gjithmonë luan muzikë somaleze, duke shpjeguar se si ishte Somalia para luftës dhe pse gjërat janë sipas mënyrës që janë sot. Të tjerët vijnë nga Eritrea, Iraku dhe Siria. “Ata më mësojë shumë. Pra, ne kemi diçka të veçantë të përbashkët, ne të gjithë erdhëm nga vendet e tjera, ne të gjithë kishim një jetë tjetër dhe karrierë të mirë përpara se të vinim këtu,” thotë Amal.

Kurdo që ajo viziton Somalinë, ajo mundohet të bëjë punë vullnetare si dentiste dhe ajo ka plane të mëdha për të ardhmen për punë në vendin e saj.

“Dua të kthej prapa dhe të bël diçka që të tregoj se ende jam somaleze po ashtu, dhe në të njëjtën kohë duke pasur një identitet suedez,” thotë Amal.

Amal e dashuron Suedinë, është shtëpia e saj – ajo ndjehet më shumë suedeze se sa somaleze. Por, ajo do që të ndërthurë të dy identitetet. “Shumica e migruesve ndjejnë se i përkasin të dy vendeve apo të dy kulturave, por ne në Suedi kemi një rrugë të gjatë për të bërë për të përqafuar kuturat e ndryshme dhe për të përqafuar shumëllojshmërinë që kemi sot në shoqëri.”

Trego solidaritetin tuaj me refugjatët sikur Amal duke nënshkruar sot peticionin #WithRefugees.

Right Petition Text – SQ

Qëndro #MeRefugjatët

Nënshkruaj peticionin