Baw Meh ëndërron një të ardhme më të mirë
Ajo ka ikur nga dhuna në Mianmar
Unë u martova shumë e re. Prindërit e mi e kishin aranzhuar. Ne nuk e kishim parë njëri tjetrin para martesës. Ai tha, “Dukesh shumë e hollë,” dhe unë thashë, “Dukesh i hijshëm dhe burrëror.” Ne qeshnim, por pas atyre fjalëve të para kishim turp të ecnim së bashku. Ne kaluam kohë të mira dhe të vështira. Kur luftimet kapluan edhe fshatin tonë ne u detyruam të lëviznim. Ushtarët dogjën të gjitha dhe ne humbëm pronën tonë. Ishim plot njerëz që kaluam male dhe lumenj. Ne morëm një shportë për të bartur një tenxhere, një sopatë, qymyr dhe 30 filxhan oriz. Unë barta fëmijët dhe ikëm me vrap. Ata u rritën në arrati dhe u bënë të rritur në kamp në Tailandë.
Ne u deshëm të iknim menjëherë pasi që unë linda vajzën tonë më të vogël. Unë desha që ajo të shkonte në shkollë kur ajo të bëhej vajzë e re dhe të arsimohej, por nuk arritëm. Unë tani jetoj me të dhe me nipërit e mi të cilët vijojnë shkollën në kamp. Kjo më bën të lumtur. Unë shpresoj që ata do vazhdojnë të studiojnë sepse dëshiroj që të jenë të arsimuar. Unë dëshiroj që të jenë si ju [duke ju drejtuar stafit të UNHCR]. Unë mendoja që do ktheheshim në fshatin tonë menjëherë pasi që u larguam. Por nuk arritëm. Kemi qëndruar në këtë kamp për afër 20 vite. Baw Meh ka dëshirë të këndojë këngë tradicionale Karenni kur ajo gatuan për familjen e saj në mbrëmje. Ajo gjithashtu ka dëshirë të flasë për burrin e saj, i cili ka vdekur vitin e kaluar para se të përmbushte ëndrrën e tij të kthimit në shtëpi. Shumica e fëmijëve dhe nipërve të saj janë rivendosur në vende të treta. Një nga nipat e saj i tha asaj para se të largohej: “Unë do kujdesem për ty nga Amerika, një ditë do të kthehem për të parë.” Baw Meh refuzon të largohet. Ajo preferon që të qëndrojë afër burrit i cili është i varrosur në pjesën perëndimore të kampit, pasi që kampi është më afër fshatit të tyre në Mianmar, i cili shtrihet pas kufirit, dhe gati mund ta prekësh. Baw Meh, tani 77 vjeçe, u arratis nga shteti Kayah i Mianmarit në vitin 1996. Pas tetëmbëdhjetë viteve, tri gjenerata të familjes së saj Karenni akoma jetojnë në kampin e refugjatëve Ban Mai Nai Soi në Tailandën veriore. Refugjatët Karenni nga Mainmar në Tailandë janë viktima të njërës prej situatave më të zgjatura të refugjatëve në botë.
Tregoni solidaritetin tuaj me refugjatët sikur Baw Meh duke nënshkruar sot peticionin #WithRefugees
A ju pëlqeu rrëfimi i Baw Meh? Ndajeni me miqtë tuaj!
Refugjatët Karenni nga Mainmar në Tailandë janë viktima të njërës prej situatave më të zgjatura të refugjatëve në botë.