Më shumë për kampanjën #WithRefugees
Në botën ku dhuna detyron me mijëra familje të ikin secilën ditë për të shpëtuar jetën e tyre, UNHCR, Agjencia e OKB-së për Refugjatët, beson se është koha tani për t’u treguar liderëve botërorë se publiku global qëndron me refugjatët, #WithRefugees. Për të bërë këtë, ne në qershor do të nisim peticionin #WithRefugees për të bartur mesazhin te qeveritë se ato duhet të punojnë së bashku dhe duhet të bëjnë ndarje të drejtë për refugjatët.
Në Ditën Botërore të Refugjatëve, e cila mbahet për çdo vit më 20 qershor, ne përkujtojmë forcën, kurajën dhe këmbënguljen e miliona refugjatëve. Këtë vit, Dita Botërore e Refugjatëve po ashtu shënon një moment të veçantë për publikun, të paraqesë mbështetjen për familjet e detyruara të ikin.
Duke nënshkruar peticionin #WithRefugees, njerëzit nga e gjithë bota mund të ftojnë qeveritë që të punojnë së bashku dhe të bëjnë ndarjen e drejtë për refugjatët. Peticioni #WithRefugees do të dorëzohet në zyren kryesore të OKB-së në Nju Jork në vigjilje të mbledhjes të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së më 19 shtator. Peticioni kërkon nga Qeveritë që:
- Të sigurohet që secili fëmijë refugjat të shkollohet.
- Të sigurohet që secila familje refugjatësh të ketë vend të sigurt banimi.
- Të sigurohet që çdo refugjat mund të punojë apo të mësojë shkathtësi të reja për të dhënë kontribut pozitiv në komunitetin e tij.
Shto emrin tënd tek peticioni për të treguar se bota qëndron me refugjatët, #WithRefugees