Tinalbarka dhe familja e saj u arratisën nga dhuna në Mali
Ajo dëshiron të bëhet avokate
Tinalbarka, 16 vjeçare: “Unë quhem Tinalbarka. Unë jam 16 vjeçare. Unë jam nga Mali. Familja ime dhe unë u arratisëm nga Bamako për shkak të luftës. Kështu që arritëm këtu [në Mbrena] ku unë tani jetoj me prindërit e mi. Fatmirësisht, këtu kam pasur mundësinë të vijoj mësimin sepse kishte një shkollë në kamp. Unë u regjistrova në shkollë dhe tani vijoj klasën e nëntë. Atë që e dëshiroj për të ardhmen time është t’i përfundoj me sukses studimet kështu që do të mund të diplomohem dhe të kam mundësi të gjej punë. Unë dëshiroj që një ditë të bëhem avokate. Unë ëndërroj të bëhem avokate sepse dëshiroj t’i ndihmoj njerëzit e pafajshëm të cilët ndiqen për krime të cilat ata nuk i kanë kryer. Kjo është arsyeja përse unë ëndërroj të bëhem avokate.”
Gjashtëmbëdhjetë vjeçja Tinalbarka është bërë një ‘kampione’ në shkollë dhe një shembull për t’u ndjekur nga moshatarët e saj në kampin e refugjatëve Mbera në Mauritani. Ajo i takon fiseve nomade Tuareg të Malit Verior. Përkundër marrëveshjeve të paqes, të nënshkruara në vitin 2015, situata në Malin verior mbetet e tensionuar. Pas luftimeve etnike, familja e saj u arratis përsëri nga shtëpia e tyre. Analfabetizmi është akoma mjaft i përhapur në mesin e popullatës nomade në kamp, posaçërisht tek vajzat. UNHCR i ka dhënë vëmendje të veçantë sensibilizimit të familjeve lidhur me rëndësinë e dërgimit të fëmijëve të tyre në shkolla, si dhe ofrimi i kurseve të shkrim leximit dhe matematikës për të rriturit. Pas nismave të fundit “Arsim për të gjithë” dhe “Përfshirja e vajzave”, përqindja e vajzave të regjistruara në gjashtë shkollat fillore në kamp tani qëndron gati në nivel të njëjtë me atë të djemve. Si pjesë e nismave arsimore të kampit, Tinalbarka luajti në një skeç që kishte të bëjë me një vajzë e cila ishte e determinuar të shkonte në shkollë përkundër dëshirës së prindërve. Por ndryshe nga skeçi i saj, babi i saj “tehardent” legjenda Amano AG Issa mbështet ëndrrat e saj që të bëhet avokate. Për të mbështetur Tinalbarken dhe arsimimin e femrave, Amano dhe grupi i tij muzikor tradicional Tuareg, Tadiazt, do të mbajë një koncert në Nouakchott në Ditën Botërore të Refugjatëve 2016 për të promovuar arsimimin e vajzave. Tregoni solidaritetin tuaj me refugjatët sikur Tinalbarka duke nënshkruar sot peticionin #WithRefugees
A ju pëlqeu rrëfimi i Tinalbarkas? Ndajeni me miqtë tuaj!
Tinalbarka është në mesin e 130,000 njerëzve të cilët u arratisën nga Mali që nga shpërthimi i dhunës në vitin 2012. Familja e saj iku nga Bamako pas luftimeve etnike dhe gjetën strehim në kampin Mbera, të Mauritanisë, në vitin 2013. Përkundër marrëveshjeve të paqes të nënshkruara në vitin 2015, situata në Malin verior mbetet e tensionuar dhe nuk parashihen kthime masive deri në 2016 – 2017.