Lim Bol ëndërron të bëhet mjek
Ai ka ikur i vetëm nga dhuna në Sudanin jugor
Lim Bol, 21 vjeç: “Ka dallime të mëdha në mes të jetës si refugjat dhe jetës që bëhet brenda vendit tënd. Në shtëpi, unë punoja si mësues i kimisë në një shkollë elementare. Kur mendoj për shërbimin ndaj njerëzve, me të vërtetë më ekzalton excites, sepse i ndihmon komunitetit tim që të rritet. Kur kam ardhur në kamp, kam kaluar bosh tre muaj, i pa punë. Pastaj, kur u hap shkolla fillore në kampin e refugjatëve, një konkursi ishte shpallur. Kam konkuruar dhe në fillim u bëra mësues, dhe tani punoj si zëvendës-drejtori. Kjo është punë e vështirë, por është punë e mirë. Unë përsëri po u shërbej njerëzve.
Plani im para luftës ishte të studioj mjekësi – mua më frymëzon kur shoh mjekët duke punuar. Unë ende shpresoj për të arritur ëndrrën time, por së pari duhet të përfundoj shkollimin, dhe ja ku jam, pa mundësi për të bërë këtë. Kjo me të vërtetë po vret të ardhmen tonë.”
Lim është nga Sudani i Jugut, ku përshkallëzimi i konfliktit në vitin 2013 i ka detyruar 670,000 njerëz të ikin në vendet fqinje. Rreth 1.7 milion njerëz janë të pastrehë brenda vendit të tyre. Prindërit e Lim janë të dy të vdekur dhe vëllai i tij nuk pranoi të largohet nga shtëpia për të ikur me të në Etiopi. Lim është i vetëm në kampin e refugjatëve në Gambella, dhe kërkesat e tij themelore janë të mbuluara, por ai thotë se ndërprerja e shkollimit të tij është ajo që e vë në vështirësi. Derisa ai pret për të përfunduar arsimin e mesëm, ai është duke punuar si mësues dhe zëvendës-drejtor në një nga shkollat fillore të kampit të mbi-populluar me njerëz. UNHCR ndihmon autoritetet etiopiane për të siguruar arsimin bazë, por mungesa e fondeve bën që shkollimi i mesëm të ndalojë pas një viti në vend të katër viteve sa duhet të jetë. “Kjo me të vërtetë nuk është gjë e mirë për ne”, thotë Lim. “Dua të kthehem në vendin tim si dikush me njohuri, ju e dini, dikush me fuqinë për të shërbyer njerëzit e tjerë.” Trego solidaritetin me refugjatët sikur Jamal, duke nënshkruar sot peticionin #WithRefugees.
UNHCR dhe partnerët kanë gjetur se përkundër përpjekjeve të kënaqshme, ka pasur disa boshllëqe të dukshme në sigurimin e cilësisë, edukimin mbrojtës të më shumë se 19,000 fëmijëve të moshës shkollore në kampe, kryesisht me refugjatë sudanez. Boshllëqet përfshijnë mungesën e mësuesve në disa kampe, arsimim joadekuat në vendin tranzit Ashura (që mban mbi 5,000 refugjatë) dhe mungesën e shërbimeve të arsimit të mesëm në kampet Sherkole dhe Bambas. Në vitin 2016 janë më shumë se 1,600 refugjatë të kualifikuar të regjistruar në institucionet e arsimit të lartë në të gjithë Etiopinë, duke përfshirë edhe disa 1,300 sponsorizuar nga Qeveria e Etiopisë, dhe 300 të tjerë mbështetur nga UNHCR-ja përmes programit të bursave DAFI.