Jamal ëndërron të gjejë punë të mbajë familjen

Ai ka ikur nga dhuna në Siri

Jamal, 30 vjeç:Ne i jemi shumë mirënjohës Kanadasë që na ka vendosur këtu. Me origjinë jemi nga Al Qamishli në Siri, një zonë e kontrolluar nga ISIS. Ne, sapo jemi vendosur në banesën tonë të re në pjesën lindore të Otavës. Jemi të kënaqur këtu, por ende kemi vështirësi të komunikojmë në gjuhën angleze.” Po shpresoj të gjej punë pas përfundimit të klasëve të gjuhës, dhe ëndërroj të blej një makinë të madhe dhe një shtëpi. Sidoqoftë, në këtë moment, nuk ka asgjë më të rëndësishme për ne sesa siguria që na është ofruar. “ “Ne nuk njohim shumë njerëz, por kemi folur me familje siriane të cilat kanë qenë në Kanada për një kohë. Ata na siguruan se këtu ka shumë mundësi. Prandaj, unë shpresoj se të gjej punë nuk do të jetë shumë e vështirë. Në Siri, unë kam punuar me hidraulik.” 

Ne po presim fëmijën tonë të dytë. Nuk ka asnjë tregues deri tani se fëmija do të jetë i sëmurë. Vajza jonë ka lindur me sindromën Leigh, një çrregullim i rrallë, që ndër të tjera bën që ta ketë të vështirë të përtypet. Duhet ta ushqejmë përmes një tubi. Edhe në qoftë se vajza jonë është me aftësi të kufizuara rëndë, ne ndjehemi me shumë fat që kemi një fëmijë për ta dashur. Shumë familje siriane kanë humbur fëmijët e tyre në udhëtimin e rrezikshëm gjatë kalimit të Mesdheut.

Më kujtohet kur zyrtari kanadez i cili u takua me ne për intervistë i tha gruas time, “vajza jote do të jetë mirë dhe ju do të lindni në Kanada.”

Jamalit i pëlqen të flasë në telefon me binjakët e tij në Siri dhe në Turqi. Ai ëndërron që një ditë t’i sjellë ata në Kanada. Ai do siguri edhe për ata, por tani ai po mundohet të jetë financiarisht i pavarur për t’u kujdesur për familjen e tij. Jamal Mahmut, gruaja e tij, vëllai më i ri dhe vajza dy vjeçe janë sistemuar nga Turqia. “ne nuk e dinim se do të jetë Kanadaja. Ne vetëm u regjistruam pasi që po shikonim për një vend të sigurtë.”

Canada. A refugee fills a job application

Jamal Mahmut, 31 vjeç, në të djathtë, po mbush aplikacionin për punë

2016WRD_Photo1_Mahmut_Canada_rs

Jamal me familjen e tij, me gruan dhe vajzën dy vjeçe

2016WRD_Photo3_Mahmut_Canada_rs

Jamal dhe familja e tij, bashkë me vëllain më të ri në moshë

2016WRD_Photo4_Mahmut_Canada_rs

2016WRD_Photo5_Mahmut_Canada_rs

Jamal tregon një fotografi nga telefoni i tij. Ai tani është vendosur në Kanada bashkë me familjen

Jamal dhe familja e tij janë kurd nga Siria, një minoritet etnik që është përballur me diskriminim nga qeveria siriane. Ata kanë ardhur në Kanada në fund të janarit 2016, si pjesë e programit humanitar për sistemim të 25,000 refugjatëve sirianë. UNHCR ka punuar me autoritetet kanadeze të emigracionit, që të bëhet i mundur identifikimi i shpejtë i sirianëve në gjendje të cënueshme në Lindjen e mesme, veçanërisht nga Libani dhe Jordania, dhe të ndihmojë kalimin e tyre në Kanada. Programi, i cili ka nisur zyrtarisht në nëntor 2015, ka mbaruar në fund të shkurtit 2016, por shumë refugjatë të tjerë sirianë po pranohen në vazhdimësi në Kanada. Deri tani, rreth 286 komunitete në Kanada kanë mirëpritur familjet siriane.

 

Trego solidaritetin me refugjatët sikur Jamal, duke nënshkruar sot peticionin #WithRefugees.


A ju pëlqeu rrëfimi i Jamal? Ndajeni me miqtë tuaj!

Right Petition Text – SQ

Qëndro #MeRefugjatët

Nënshkruaj peticionin

Jamal Mahmut, 30, dhe familja e tij arritën në Kanada në fund të janarit 2016, si pjesë e programit të qeverisë kanadeze të sistemojë  25,000 refugjatë sirianë. Deri tani, rreth 286 komunitete në Kanada kanë mirëpritur familjet siriane.