Mojtaba ëndërron të zbulojë kurën për kancerin

 Ai ishte 13 vjeçar kur u arratis nga talibanët

“Familja ime afgane është tani me mua dhe unë po e ndjek ëndrrën e hulumtimeve lidhur me kancerin. Do të doja të shkoj jashtë vendit për të bërë doktoratën, ndoshta në Skoci sepse atje kanë specialistë të mirë truri. Unë jam i përkushtuar për të luftuar kancerin.”Mojtaba, 22 vjeçar: “Udhëtimi drejt Evropës ishte i vështirë. Unë, atëherë, isha vetëm 13 vjeç. Gjatë rrugës unë humba vëllain e madh. Ai u mbyt duke kaluar nga Turqia në Greqi. Pas kësaj, më është dashur t’i bëja të gjitha vet. Gjëja më e vështirë për mua ishte se nuk dija kujt t’i besoja. “Por, isha me fat. Në Austri, unë gjeta një familje e cila më mbështeti dhe vazhdon të më mbështesë. Dhe tani jam në universitet, duke studiuar biologji molekulare. “Në fëmijërinë time nuk kishte shkencë dhe unë ndihmoja prindërit e mi në provincën Ghazni. Ata ishin fermerë, që kultivonin patate, pemë dhe perime. “Ne u rrethuam nga talibanët. Si pjesëtarë të minoritetit Hazara, ne ishim gjithë kohën të rrezikuar. Ndjeheshim si të burgosur. Nuk mund të lëviznim lirisht dhe herët apo vonë do të na sulmonin. Evropa ishte e vetmja shpresë për siguri. “Familja ime afgane është tani me mua dhe unë po e ndjek ëndrrën e hulumtimeve lidhur me kancerin. Do të doja të shkoj jashtë vendit për të bërë doktoratën, ndoshta në Skoci sepse atje kanë specialistë të mirë truri. Unë jam i përkushtuar për të luftuar kancerin.”

Mojtaba Tavakoli kishte vetëm arsimim fillor kur ai u arratis nga talibanët në Afganistan në moshën 13 vjeçare. Tani si 22 vjeçar ai studion biologji molekulare në Universitetin e Mjekësisë në Vjenë dhe synon një të ardhme në hulumtime lidhur me kancerin. Familja Tavakoli, pjesëtarë të minoritetit të shtypur Hazara të Afganistanit, i dërguan dy djemtë e tyre në Evropë në vitin 2006 për t’i ikur talibanëve. Pasi që vëllai i madh Morteza, 18 vjeçar, u mbyt në detin Egje, Mojtaba vazhdoi udhëtimin i vetmuar.

Austria. Mojtaba Tavakoli's story

Mojtaba Tavakoli, 22 vjeçar, u arratis nga Afganistani në moshën 13 vjeçare. Sot, ai studion biologji molekulare me fokus në hulumtime lidhur me kancerin në Universitetin e Mjekësisë në Vjenë të Austrisë. ©UNHCR / G. WELTERS

2016WRD_Mojtaba_Austria_2_TC

Mojtaba, 22 vjeçar, mban vëllain e vogël Omid Tavakolli, 1 vjeçar, dhe nëna e tij Rehana Rahimi, 46 vjeçare, në shtëpinë e familjes së tij. ©UNHCR / G. WELTERS

Austria. Mojtaba Tavakoli's story

Familja Tavakolli shijon një darkë tradicionale së bashku. Nga e majta në të djathtë: nëna e Mojtabes Rehana Rahimi (46), motra Zahra Tavakoli (17), Mojtaba Tavakoli (22), vëllai Omid Tavakoli (1) dhe babai Joma Ali Tavakoli (53) ©UNHCR / G. WELTERS

Austria. Mojtaba Tavakoli's story

Mojtaba (i dyti nga e majta) dhe shokët e tij duke bërë skarë në një zonë rurale të Vjenës, Austri. “E dua Vjenën, është një qytet i bukur të cilin e quaj shtëpi.” ©UNHCR / G. WELTERS

Në Austri, për të u përkujdes dhe e mbështeti një çift austriak, Marion Weigl dhe Bernhard Wimmer. Pasi që i ishte pranuar kërkesa e azilit në Austri, Mojtaba ishte në gjendje të sillte familjen e tij afgane që t’i bashkohej. Një vëlla tjetër, Mustafa, 12 vjeçar, vdiq nga kanceri në Vjenë në vitin 2014. Humbja personale dhe mirësia e atyre që e mbështetën e motivon Mojtaben. “Unë kam parë gjëra që njerëzit dy herë më të moshuar se unë nuk i kanë parë,” thotë ai. “Kjo më bën të jem i rreptë me veten time dhe të shfrytëzoj mundësitë e mia për ta bërë familjen time të lumtur.”

 

Tregoni solidaritetin tuaj me refugjatët sikur Mojtaba duke nënshkruar sot peticionin #WithRefugees

A ju pëlqeu rrëfimi i Mojtabas? Ndajeni me miqtë tuaj!

Right Petition Text – SQ

Qëndro #MeRefugjatët

Nënshkruaj peticionin